07 Nëntor 2024

Nga falja e borxheve, Kosova humbi 400 milionë euro

Prishtinë, 12 gusht - Më shumë se 600 mijë qytetarë kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve, derisa në anën tjetër shteti ka humbur rreth 400 milionë euro. Ligji për Faljen e Borxheve është në fuqi deri më 1 shtator të këtij viti

Procesi i deritashëm i afatit shtesë që është dhënë rreth Ligjit për Faljen e Borxheve vlerësohet se ka sjellë efekte pozitive si për bizneset e palët përfituese, ashtu edhe për buxhetin e shtetit.

Sipas të dhënave në dispozicion, deri më tani janë falur afërsisht 400 milionë euro, ndërsa për periudhën 2000 - 2008 borxhe të mbetura janë afërsisht prej 180 milionë eurosh. Gjatë këtyre shtatë muajve të këtij viti në Administratën Tatimore të Kosovës janë paraqitur rreth 4 mijë palë, të cilët dëshirojnë të përfitojnë nga kjo mundësi e faljes së borxheve, transmeton zeri.info.

Ndërsa, në Korporatën Energjetike të Kosovës deri më tani kanë përfituar 120,274 konsumatorë. Institucionet që kanë falur më së shumti borxhe gjatë periudhës 2000-2008 janë Korporata Energjetike e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Muharrem Shahini, nga Zyra për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Financave, në prononcimin e tij për gazetën “Zëri” ka thënë se sipas të dhënave në dispozicion të raportuara nga institucionet shtetërore dhe nga ndërmarrjet publike deri më tani janë falur afërsisht 400 milionë euro.

Ndërsa, sipas tij, për periudhën 2000 – 2008 borxhe të mbetura janë afërsisht prej 180 milionë eurosh dhe deri më tani afërsisht janë 600 mijë raste të cilët kanë përfituar nga falja e borxheve dhe atë nga institucione të ndryshme shtetërore e po ashtu edhe nga ndërmarrjet publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)