Nga e hëna të gjitha pikat e arkëtimit te Ujësjellësit Prishtina do të hapen
Prishtinë, 28 mars - Menaxhmenti i Kompanisë Rajonale të Ujësjellës Prishtina' (KRUPit ') ka marr ri një vendim duke u bazuar në ndryshimin e Vendimit të Qeverisë së Kosovës për lëvizjen dhe qarkullimin e lirë.
KRUP ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë të gjitha pikat e arkëtimit do të jenë të hapura , aty ku ju mund të bëni pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, nga ora 09:00 - 16:00.
Ky vendim vlenë për të gjitha komunat në zonën e shërbimit.
Paguani faturat e ujit, gjithnjë duke u bazuar në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.