27 Dhjetor 2024

Nga 850 lëndë të pazgjidhura nga Gykata Supreme, 70% konteste ekonomike

Prishtinë, 18 shkurt - Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në mbledhjen e sotme datë 18 shkurt 2010, nën drejtimin e Kryesueses znj. Lirije Osmani mbajti mbledhjen e radhës.

Në  këtë mbledhje, Këshilli aprovoi Raportin Statistikor për vitin 2009 të punës,   të Gjykatave të Rregullta dhe të Gjykatave për Kundërvajtje.

Me këtë rast, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, konstatoi se, efikasiteti në punën e Gjykatës Supreme, edhe pse duke pasur parasysh kushtet në të cilat ka punuar, nuk ka qenë në nivel të duhur, e posaçërisht në përfundimin e procedurës penale për të mitur, ku 50% e lëndëve janë të pazgjidhura, ndërkaq sipas procedurës penale civile janë mbi 50% e lëndëve janë të pazgjidhura, gjithashtu, në procedurën e revizionet janë 850 lëndë të pazgjidhura, në veçanti më se 70% janë në konteste ekonomike e që zgjidhja e tyre ka rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Njëherit, Këshilli u informua për emërimin e gjyqtarëve të  Gjykatës Supreme, për prokurorët e Prokurorisë  së Shtetit si dhe për prokurorët e Prokurorisë  Speciale të dekretuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

Këshilli, aprovoi dorëheqjen e zt. Ymer Huruglica, kryetarë  i Gjykatës së Qarkut në  Gjilan.

Meqenëse, nuk janë  plotësuar vendet e punës të parapara me shpalljen e konkursit 2009, Këshilli vendosi që, gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe prokurorët e Prokurorisë së Shtetit, të cilët aktualisht janë në këto detyra, e të cilët nuk janë riemëruar, të vazhdojnë punën deri në përfundimin e procesit të plotësimit të vendeve sipas konkursit të ri, i cili në ndërkohë do të publikohet .

Ndërkaq, për Kryeprokurorin e gjertanishëm të Shtetit, do të vazhdoi punën si prokuror deri në plotësimin e kushteve për pension, meqenëse, vendi i tij është plotësuar me procesin e riemërimit. 

Këshilli Gjyqësor i Kosovës  shqyrtoi edhe disa çështje të tjera me rëndësi nga fushë kompetenca e vet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)