Nga 720 milionë euro borxhe janë falur vetëm 120 milionë euro
Bazuar në të dhënat preliminare që kemi deri më tani, rezultatet janë relativisht të kënaqshme. Kjo për shkak se javët e fundit, pas intensifikimit të fushatës informuese nga Ministria e Financave, qytetarët dhe bizneset kanë qenë shumë të angazhuar në kryerjen e procedurave për të përfituar nga falja e borxheve, bëri të ditur Ministri Hoti.
Ai tha se deri më tani janë falur mbi 120 milionë euro borxhe dhe janë inkasuar mbi 50 milionë euro borxhe.
Kjo është bërë pasi që ka gatishmëri nga qytetarët për pagesë të borxheve. Në seancën e parë do të amandamentohet Ligji për Faljen e Borxheve. Borxhi total është 720 milionë euro. Deri tani janë falur 120 milionë euro, ka thënë Hoti sot në një konferencë për medie. Ai ka thënë se pret që kjo iniciativë e Qeverisë së Kosovës të ketë sukses.
Një shumë e konsiderueshme e borxheve është ri-programuar për pagesë për dy apo tri vitet e ardhshme. Kjo nënkupton se është liruar barra për familjet kosovare dhe për bizneseT që nuk kanë pasur mundësi të paguajnë.
Në Ministrinë e Financave kanë arritur shumë kërkesa nga ana e qytetarëve, shoqatave të bizneseve dhe Ndërmarrjeve Publike për shtyrje të afatit për shlyerjen e borxheve. Në konsultim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa, unë ju njoftoj se kemi vendosur që të shtyjmë afatin edhe për gjashtë muaj të tjerë, tha ministri Avdullah Hoti.
Ai bëri të ditur se Duke qenë se ligji nga sot mbaron së qeni në fuqi, ne do të bëjmë menjëherë amendamentimin e tij dhe do ta përcjellim në Kuvendin e Kosovës në seancën e parë të radhës. Ligji do të ketë efekt retroaktiv nga data 3 shtator 2016.
Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti shfrytëzoj rastin ta falënderoj kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, i cili ishte i pranishëm në këtë Konferencë për Media, për diskutimet dhe bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj periudhe dhe gjithashtu për mbështetjen në marrjen e këtij vendimi për shtyrje të afatit për shlyerjen e borxheve.
Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, tha se Definitivisht fjala e Ministrit të Financave Avdullah Hoti është edhe një dëshmi që viti 2015 dhe viti 20116 , janë vite të dialogut publiko privat. Po e shihni që gjithë ata skeptik që kanë dyshuar në lobimin tonë, sot po shëndrrohet në realitet.
Kjo është edhe një gatishmëri e Ministrisë së Financave, që përkundër agjendës të stërngarkuar politike, ekonomia të mos anashkalohet dhe besoj që një shtyrje e afatit për 6 muaj e tregon edhe një gatishmëri nga MF për krijimin e një gryme të re për sektorin privat dhe të njëjtën kohë një gatishmëri e tillë e Ministrisë së Financave duhet të jetë obligim për komunitetin e biznesit, që të jetë sa më transparent, të jetë sa më azhur në kontabiliteti.
Ajo çka e veçon këtë vit përveç agjendës politike , është një qasje pak më ndryshe sa i përket proceseve ekonomike. Besoj se është viti i disiplinës financiare, është viti i ndaljes së tendero -manisë masive, dhe e tëra kjo e hap një perspektivë të re për sektorin privat, për komunitetin e biznesit, që vërtetë ardhmërinë ta sheh me një dozë të optimizmit më të lartë. Është e vështirë që të gjendet optimizëm në këtë kohë, kur agjenda politike është duke dominuar. Por, po e shihni që falë një dialogu, falë një bashkëpunimi dhe falë gatishmërisë së Ministrit të financave Avdullah Hoti, prioritetet dhe kërkesat e komunitetit të biznesit po pranohen dhe vërtetë po zbatohen, tha kryetari i OEK-së.