Nga 2500 euro për 25 të rinj të papunë për të startuar bizneset
Prishtinë, 22 dhjetor - Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) organizon ceremoninë e shpalljes së fituesve të programit përshpejtues në bujqësi dhe EkoTurizëm-ATAR.
ATAR është projekt i përkrahur nga Bashkimi Evropian, i cili ka për qëllim kryesor rritjen drejtpërdrejt punësimin e të rinjve të papunë, duke i fuqizuar ata për të implementuar idetë e tyre për biznes në fushën e bujqësisë dhe EkoTurizmit.
Nga një numër i madh aplikimesh nga të gjitha komunat, janë përzgjedhur 25 më të mirët të cilët kanë kaluar nëpër faza të ndryshme duke përfshirë trajnimet, intervistat me ekspertë, hulumtime dhe në fund prezantimet e ideve para një komisioni të pavarur ekspertësh.
25 fituesit në fushën e bujqësisë dhe EkoTurizimit do të marrin nga 2.500 EUR.
Me anë të këtij organizimi, 25 idetë fituese do të shpallen publikisht si dhe do të kenë mundësinë të krijojnë lidhje me personaliteti nga fusha e biznesit që tashmë kanë përforcuar vendin e tyre në tregun kosovar. Shpresojmë të jeni pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për fituesit tanë!