07 Nëntor 2024

Nga 1 tetori shpërndarja e ndihmave sociale bëhet në sportelet e Postës

Prishtinë, 28 shtator - Pas arritjes së marrëveshjes tripalëshe në mes të MPMS-së, Bankës për Biznes dhe Postës së Kosovës ShA,  për shpërndarjen e pagesave të ndihmave sociale, njoftohen të gjithë shfrytëzuesit e ndihmave sociale se në bazë të kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit, shpërndarja e pagesave për këtë skemë do të bëhet në sportelet e Postës së Kosovës ShA, duke filluar nga tetori.

Pagesat bëhen për shfrytëzuesit nga komuna e Prishtinës, Artanës (Novo Bërdë), Fushë Kosovës, Podujevës, Mitrovicës së Jugut, Skenderajt, Vushtrrisë, Pejës, Istogut, Klinës, Deçani, Junikut, Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit, Mamushës, Therandës, (Suharekë), Sharrit (Dragash), Malishevës, Ferizajt, Kaçanikut, Lipjanit, Shtimes, Gjilanit, Dardanës (Kamenicë), Ranillugut, Parteshit, Vitisë dhe Kllokotit.

Ndërkaq, përmes NLB (Bankës së Lubjanës), ndihmat sociale do të shpërndahen për këto komuna: Kastriot (Obiliq), Graçanicë, Hani i Elezit, Shtërpcë, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Shpërndarja e ndihmave sociale tash e tutje fillon me një të muajit pasues dhe përfundon me 20 të po atij muaji.

Shfytëzuesit e kësaj skeme, njoftohen po ashtu se, për të tërhequr ndihmën sociale nga sportelet e Postës së Kosovës dhe NLB-së, duhet të kenë vetëm letërnjoftimin valid të Republikës së Kosovës, ndërsa të autorizuarit për tërheqjen e ndihmës sociale, përveç letërnjoftimit  duhet të kenë edhe pëlqimin e Departamentit për Politika Sociale dhe të Familjes/MPMS, si dhe autorizimin nga QPS. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)