New York Times: Greqia do të dalë nga eurozona
New York, 14 dhjetor - Në një artikull të saj, gazeta e njohur amerikane \"New York Times\" shkruan sot se në një të shtunë të zezë kryeministri grek do të njoftojë se Greqia del nga Eurozona dhe i rikthehet monedhës dhrahmi.
Në këtë mënyrë fillon, sipas gazetës amerikane, historia e kthimit të Greqisë në dhrahmi, që do të thotë realizimi i një seri ngjarjesh të pakëndshme në këtë vend, siç është marrja e pushtetit nga ushtria, pas një grushti shteti.
Gazeta përshkruan se e Hëna pasuese, do të gdhihet me depozitues të indinjuar do të zenë radhë nëpër bankat për të marrë mbrapsht paratë e tyre nga llogaritë bankare. Vlera dhrahmisë do të jetë 60% më e ulët kundrejt euros dhe çmimet do të rriten.
Linjat e financimit në Greqi do të ngrijnë, tregjet ndërkombëtare nuk do të pranojnë të japin hua, dhe kryeministri do të shpallë falimentimin. Për pasojë vendi do të zhytet në kaos dhe në këto kushte, pushtetin do ta marrë në dorë ushtria.
Artikulli i gazetës amerikane mund të mos jetë profetik, por gjendja finaciare e Eurozonës është e vështirë, ajo e Greqisë edhe më e vështirë, ndaj shqetësim i madh ekziston.