New York dëmshpërblen protestuesit e Occupy Wall Street

New York, 10 prill - Prefektura e New York-ut është pajtuar që të dëmshpërblej protestuesit e Occupy Wall Street, të cilëve iu është dëmtuar ose u ka humbur prona gjatë intervenimit të policisë për të larguar kampin e tyre në Parkun Manhattan gjatë vitit 2011.
Një gjykatës ka nxjerr verdiktin sipas të cilit qyteti i New York-ut detyrohet të paguar më shumë se 100,000 dollar dëmshpërblim, për librat dhe pajisje tjera librarie që ishin dëmtuar nga policia gjatë shpërndarjes së protestuesve, që kamponin në Zuccotti Park për dy muaj rresht.
Sipas shënimeve të gjykatës, qindra libra të studentëve që bënin fushatë kundër pabarazisë ekonomike ishin dëmtuar, dhe më se 2,000 libra nuk iu ishin kthyer asnjëherë studentëve.
Gjatë intervenimit të policisë më 15 nëntor 2011, qindra protestues ishin arrestuar dhe kampet e tyre ishin zhbërë, për të cilat zyrtarët e bashkisë së New York-ut patën thënë se janë bërë rrezik për shëndetin publik, dhe se përbëjnë rrezik për zjarr.