16 Nëntor 2024

Neto profiti i bankave, 60.1 milionë euro

Prishtinë, 14 gusht - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se sektori bankar i Kosovës në vitin 2014 ka shënuar përmirësim të theksuar të performancës financiare.

“Neto profiti i realizuar në vitin 2014 arriti vlerën prej 60.1 milionë eurosh, kurse neto profiti i regjistruar në vitin 2013 ishte 26 milionë euro”, është thënë në Raportin e Stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Sipas BQK-së, gjatë vitit 2014 të hyrat e sektorit bankar shënuan rënie të lehtë, kryesisht si rezultat i rënies së të hyrave nga interesi në kredi dhe të hyrave nga tarifat dhe komisionet.

“Rrjedhimisht, rritja e profitit të sektorit bankar gjatë vitit 2014 ishte si rezultat i reduktimit të shpenzimeve, veçanërisht atyre për provizione, mbulimin e humbjeve të mundshme nga kreditë dhe shpenzimeve të interesit në depozita”, është thënë në Raportin e Stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)