Nestle Bullgaria siguron vende pune për të rinjtë
Sofje, 20 nëntor - Nestle Bullgaria do të hapë 150 vende pune për të rinjtë, po ashtu dhe 180 pozita stazhi 3 vitet në vijim.
Kjo u bë e qartë pas çeljes së nismës së kompanisë kushtuar punësimit të të rinjve në Evropë Nestle needs Youth /Nestle ka nevojë për të rinjtë/.
Me rëndësi është që qeveria të bashkëpunojë me biznesin, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë dialog konstruktiv dhe të përkrahim të rinjtë për të gjetur vendin e tyre në tregun e punës, tha zv/kryeministrja Daniella Bobeva.
Në kuadër të këtij projekti kompania Nestle mori përsipër të hapë 20 mijë vende pune për të rinjtë në të gjithë Evropën 3 vitet në vijim.