Nesër temperaturat deri në 29 gradë celsius
Prishtinë, 27 gusht - Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot mbi vendin tonë mbajti mot me diell. Temperatura minimale është luhatur nga 12 gradë celsius, kurse më e larta e ditës ka arritur në 32 gradë celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër pritet të mbajë mot afërsisht i ngjashëm me diell dhe vranësira të pjesshme. Për nesër dhe pasnesër pritet të mbajë mot afërsisht i ngjashëm me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të luhaten në mes 11C deri 15C, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 29C.
Do të fryj erë nga jugperëndimi e lehtë dhe mesatare. Reshjet e dobëta të parashikuara për ditën e enjte janë çvendosur si rezultat i erërave të dobëta dhe uljes graduale të presionit atmosferik, mirëpo reshjet pritet të fillojnë ditën e shtune dhe do të vazhdojnë edhe javën e parë të shtatorit.
Gjithashtu pritet të kemi edhe zbritje të lehta të temperaturave të ajrit, është thënë në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.