Nesër moti me diell
Prishtinë, 9 shkurt Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të hënën parashihet të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperatura më e ulët do të luhatet nga 2 oC në 4oC , kurse më e larta e ditës pritet të arrijë në 10 oC.
Edhe ditët tjera të javës do të jenë me vranësira të cilat do të sjellin edhe reshje të dobëta shiu. Temperaturat nuk do të pësojnë lëkundje të mëdha. Do të fryej erë nga jugu dhe juglindja, thuhet në komunikatën e IHMK-së.
IHMK-ja, po ashtu ka njoftuar se të dielën mbi vendin tonë ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe i ndyshueshëm, pati edhe riga lokale të shiut. Temperatura më e ulët u shënua nga 1oC , ndërsa më e larta e ditës ka arritur në 10 oC. Shtypja atmosferike është luhatur nga 939mb në 941 milibar, lagështia relative e ajrit në mëngjes ishte 93% gjatë ditës ka zbritur në 72%, dukshmëria horizontale nga 2km në 9km. Ka fryer erë nga ana e juglindjes me shpejtesi deri 6m/s.