16 Nëntor 2024

Nesër mbahet samit i Eurozonës pas referendumit grek

Bruksel, 6 korrik - Mbrëmjen e 5 korrikut të tre institucionet e BE-së kanë reaguar përmes deklaratave për shtyp, lidhur me rezultatin e referendumit grek.

Presidenti i Këshillit të Europës dhe i Eurozënës, Donald Tusk njoftoi se pasditen e 7 korrikut do të zhvillohet samiti i Eurozonës lidhur me gjendjen e Greqisë pas referendumit.

Nga ana e tij Komisioni Europian përmes një deklarate thekson se respekton rezultatin e referendumit grek, duke shtuar se kreu i këtij institucioni Jean Claude Juncker do të takohet pasditen e së hënës me liderët e 18 vendeve anëtare të Eurozonës dhe liderë të institucioneve të BE-së për të diskutuar rreth çeshtjes greke.

Mbrëmjen e së dielës, presidenti i Parlamentit Europian Martin Shulz përmes një video-deklarate tha se respekton rezultatin e referendumit grek, por e cilësoi këtë ditë si të vështirë për Greqinë.

Pas votës \"Jo\" të referendumit, Europa pret negociatat e reja me qeverinë greke. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)