16 Nëntor 2024

Nesër fuqizohet marrëveshje për lëvizje të lirë

Prishtinë, 23 korrik - Kryesuesi i delegacionit të Kosovës për Dialogun në Bruksel, Rrahim Pacolli, ka deklaruar se  marrëveshja e arritur në Bruksel për lëvizjen e lirë të qytetarëve të R.Kosovës dhe asaj të Serbisë, do të hyj në fuqi me datën 24 Korrik 2015.

\"Tani më janë bërë të gjitha pregaditjet e nevojshme nga ana ynë dhe jemi duke pritur me padurim këtë datë kaq të rëndësishme për qytetarët e të dyja shteteve. Qytetarët e R. Kosovës për të udhëtuar në Sërbi tani e tuje do të ju nevojitet vetëm Polica TPL+ të cilën mund ta marrin në Kompanitë e Sigurimeve në Kosovë\", ka shkruar Pacolli në Facebook.

Sipas tij ky është vetëm një hap i vogel në shërbim të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, porse ju premtoj se shumë shpejt ne nuk do të kemi më nevojë të presim radhë të gjata për ti kaluar kufijtë e shteteve tjera sepse shumë shpejtë qytetaret e Kosovës do të kenë në duar Kartonin e Gjelbërt me të cilin do të shetisin lirshëm gjithë Europën dhe për këtë po punohet intensivisht .

\"Gjithashtu dua ti siguroj edhe një herë bashkëatdhetarët tanë se vitin e ardhshëm nuk do të kenë më nevojë të paguajnë Sigurim Kufitar në hyrje të Kosovës\", ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)