Nesër bie borë
Prishtinë, 27 janar Sot mbi vendin tonë ka mbajtur mot kryesisht i vranët. Temperatura më e ulët u shënua -6 gradë kurse më e larta e ditës ka arritur në 1 gradë celsius.
Shtypja e ajrit është luhatur në kufijt 934mb në 931 milibar, lagështia relative e ajrit në mëngjes ishte 90% gjatë ditës ka zbritur në 75%, dukshmëria horizontale nga 1km në 4 kilometra. Ka fryer erë e lehtë nga ana e veriut dhe verilindjes me shpejtesi 1m/s-2m/s.
Parashikimi i motit për nesër dhe për ditët në vijim
Dita e martë do të karakterizohet me një mot me vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje të dobëta bore. Temperaturat minimale do të luhatën nga -8C në -6C, ndërsa më e larta e ditës do të arrijë në 1 gradë celsius. Era do të fryej nga lindja dhe juglindja.Reshje të dobëta priten edhe ditën e premte të cilat gjatë vikendit priten të jenë më të theksuara. Temperaturat maksimal gjatë kësaj jave do të arrijnë deri në 3 C celsius.