Nesër bëhet ekzekutimi i pagave nga Buxheti i Republikës së Kosovës
Prishtinë, 31 gusht - Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit civilë dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovë, se Ministria e Financave së bashku me Bankën Qendrore të Kosovës ka bërë sot të gjitha përgatitjet për ekzekutimin e pagave për muajin gusht.
Për shkak të fillimit të vitit të ri shkollor, ekzekutimi i pagave do të bëhet disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt i pagave.
Ministria e Financave , ju bënë thirrje gjithë bankave komerciale që të jenë të gatshme që gjatë ditës së nesërme të bëjnë ekzekutimin e pagave për të gjithë shërbyesit civil.
Me këtë rast , Ministria e Financave të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve ju uron fillim të mbarë të vitit të ri shkollor dhe ju dëshiron suksese.