14 Nëntor 2024

Nesër aksioni i madh i pastrimit të Kosovës

Prishtinë, 23 maj - Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” ka nderin të iu njoftojë se ka bërë gati të gjitha përgatitjet për aksionin e madh që organizohet nesër me 24 maj në gjithsej 30 komuna në Kosovë.


Hapja zyrtare e aksionit do të bëhet në komunën e Prishtinës, duke filluar prej orës 10:00, tek shtëpia e shëndetit në lagjen Kalabria, afër hotel Garden. (Nisja e vullnetarëve për këtë pikë bëhet në ora 09:30 nga sheshi “Zahir Pajaziti”)


Po ashtu secila komunë do bëjë hapjen zyrtare në të njëjtën kohë, duke filluar prej orës 10:00, në qendrat që janë caktuar nga koordinatorët lokal.


Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” fton të gjithë qytetarët pa dallim që të bëhen pjesë e këtij aksioni, që të gjithë së bashku do të japim kontributin për të përmirësuar imazhin e vendit për sa i përket ambientit, dhe të jetojmë në një vend të pastër.


Për nesër iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” bashkë me koordinatorët e saj do të largojë 150 deponi ilegale.

Iniciativës do t’i bashkohen zyrtarë komunalë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërmarrjet regjionale të pastrimit të mbeturinave, kompani të ndryshme private, përfaqësues dhe vullnetarë të organizatave të ndryshme që operojnë nëpër komuna, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme etj..

Bazuar në të dhënat nga aktivitetet e zhvilluara në kuadër të fushatës \"Ta Pastrojmë Kosovën\", aksionit të së nesërmes do t\'i përgjigjen mbi 50 mijë vullnetarë.

Ju bëjmë me dije se nxnësit e secilës shkollë në Kosovë do të pastrojnë hapësirat përreth objekteve të tyre. Dhe në shumicën e shkollave në kosovë, në orën e parë do të ligjerohet për mbrojtjen e mjedisit.

Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” i fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të dalin dhe të pastrojnë lagjen, fshatin, qytetin e tyre dhe të vazhdojnë edhe pas kësaj dite t’i mbajnë të pastër.

 

Aktivitetet e “Ta Pastrojmë Kosovën” nuk do ndalen në këtë datë. Ne do të vazhdojmë deri në arritjen e objektivave tona.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)