19 Nëntor 2024

Nëse Skocia shpallë pavarësinë, nuk mund të përdorë paundin

Londër, 14 shkurt - Ministri britanik i financave George Osborne ka deklaruar se nëse Skocia do të shpallë pavarësinë, ajo nuk do të mund të përdorë monedhën paund.

Skocia vendosi të zhvillojë më 18 shtator të këtij viti referendumin për pavarësinë, duke ruajtur paundin si monedhë të vendit, si dhe një pjesë të funksioneve dhe shërbimeve të Bankës së Anglisë në këtë zonë.

Ky propozim është refuzuar nga Osborne, sipas të cilit niveli ekonomik i Anglisë është më i lartë se sa i vendeve të tjera evropiane, ndërsa në BE, Skocia ka një nivel më të lartë ekonomik se shumica e vendeve të tjera anëtare.

Ndaj, sipas Osborne, pavarësia e Skocisë do të rrezikojë nivelin ekonomik të saj. Lidhur me këtë, ministri i parë i qeverisë skoceze, Salmond tha se qeveria qendrore e Anglisë po \"tremb\" zgjedhësit vendorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)