16 Janar 2025

Nëse Shqipëria nuk ulë borxhin rrezikon të përfundojë si Greqia

Tiranë, 15 mars - Heqja me ligj në Shqipëri e tavanit prej 60% për borxhin publik rrezikon rritjen e mëtejshme të tij dhe daljen jashtë kontrollit. Sipas Bankës Botërore, çekuilibrat financiarë pengojnë rritjen ekonomike në Shqipëri.

Në një analizë të DW, që i referohet shifrave të Bankës Botërore, theksohet se borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në muajt e parë të këtij viti në 63,8 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në një kohë kur vendet e rajonit e kanë më të ulët borxhin publik dhe më të lartë PBB.

Sipas BB, përvoja e hidhur e Greqisë, me një borxh publik mbi 100 % të GDP-së dhe cilësimi i krizës emblematike të Greqisë si krizë e borxhit publik, ka ngjallur alarm tek institucionet financiare ndërkombëtare, të pranishme në Shqipëri.

Banka Botërore në mënyrë këmbëngulëse, përmes përfaqësuesve të saj e ka paralajmëruar qeverinë shqiptare se nëse nuk ulet borxhi publik apo kombëtar, Shqipëria rrezikon ta pësojë si Greqia. Shqetësimi artikulohet si rritje e çekuilibrave financiarë që pengojnë rritjen ekonomike. Drejtorja e re e Bankës Botërore dhe Koordinatorja Rajonale për Evropën Juglindore gjatë vizitës në Tiranë tha se rritja e borxhit publik është rrezik për asfiksim të rritjes ekonomike.

Rekomandimi numër 1 i BB-së është shlyerja e faturave të prapambetura të sipërmarrësve dhe investitorëve privatë, që kanë kryer punë të mëdha publike dhe nuk janë paguar nga qeveria, si një nga shkaqet e rritjes së borxhit publik.

Për drejtoren e re të BB, Ellen Goldstein, tha se niveli më i përshtatshëm i borxhit për një ekonomi në zhvillim si Shqipëria është rreth 40 për qind e PBB-së.

“Ky është standardi global, që ekonomia të mos jetë në stres dhe në risk, por nuk ka ndonjë shifër magjike sesa duhet të jetë niveli i borxhit publik. E mira është të jetë i ulët”, theksoi ajo.

“Cilado qeveri që do të formohet pas zgjedhjeve te 23 qershorit do të përballet me detyrën për të përmirësuar situatën e financave publike, për të përmirësuar efikasitetin e administrimit të të ardhurave dhe rritjen e qëndrueshmërisë së regjimit fiskal”, theksoi Ksenya Lvovski.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)