Nëse miliarderët ndajn pasurinë, çdo banor i Tokës merr 768 dollarë

New York, 2 prill - Nëse 1.426 miliarderët në botë do ta ndanin pasurinë me popullatën botërore pasurinë e tyre të tërësishme prej 5,4 bilion dollarë, çdo banor në planetin Tokë do të merrte pikërisht 768,37 dolarë.
Këtë fakt interesant e llogarit magazina \"Forbs\" e cila me rastin e 27-të vjetorit të ekzistimit bëri ikonografi në të cilën është hulumtuar që 1.426 miliarderët do të mund të bënin me pasurinë e tyre.
Gjithashtu, në rast se miliarderët botëror mes vete i ndajnë paratë, në atë mënyrë të kenë njëlloj, secili prej tyre do të ishte \"i rëndë\" me pak mbi 3,8 miliard dollarë.
\"Forbs\" citoi dhe se, në rast se njerëzit më të pasur të planetit formojnë shtet të tyre, ajo do të ishte vendi i katërt më i pasur në botë\", menjëherë pas Japonisë.
Në rast e nuk mund të dakordohen, njeriu më i pasur në botë Karlos Slim, pasuria e të cilit vlerësohet në 73 miliar dollarë, do të mund të krijojë shtet personal me BPV më të madhe nga, për shembull Azerbejxhani.