Nëse Greqia del nga euro, falimenton në korrik
Athinë, 29 maj - E vetmja mënyrë që Greqia të qëndrojë në zonën e euros është një lehtësim i konsiderueshëm i borxhit, vlerëson eksperti i Bankës Zvicerane (Credit Suisse), Robert Parker.
Sipas Parker, rezultatet e zgjedhjeve të qershorit do të përcaktojnë fatin e vendit. Ai paralajmëron se nëse rezultatet e zgjedhjeve i japin SYRIZA-s mundësinë të formojë një qeveri, në këtë rast ekziston shansi 30%, që Greqia të lërë euron.
Eksperti mbështet ata që argumentojnë se dalja nga euro është katastrofike për atë vend, por thotë se një ngjarje e tillë do të ketë ndikim të rëndësishëm negativ edhe në ekonominë evropiane.
Ai mendon se edhe pse në këtë fazë, shanset që Greqia të qëndrojë në euro arrijnë në 70%, ekzistojnë të njëjtat shanse, që ajo të largohet gjatë 2-3 viteve të ardhshme, nëse nuk fshihet një pjesë të rëndësishme të borxhit.
Në çdo rast, kryeekonomisti dhe anëtari i komitetit të investimeve të Credit Suisse, është absolutisht i mendimit, se \"nëse Greqia lë euron dhe planin e shpëtimit, ajo do të falimentojë nga fillimi i korrikut\".
Më herët Michael Saunders, ekonomist dhe ekzekutiv i lartë i Citygroup tha se Greqia do të dalë nga euro më 1 janar 2013, dhe monedha e re e Greqisë do të humbasë vlerën e saj 60% menjëherë, duke infektuar gjithë Evropën.
Gjithashtu Bundesbank në raportin e fundit, i quante zhvillimet në Greqi \"veçanërisht shqetësuese\".