07 Maj 2024

Nëse Greqia del nga euro, bllokohet tërheqja e parave nga ATM

Stamboll, 13 qershor - Shqetësim dhe reagime të menjëhershme shkaktoi një lajm i agjencisë Reuters, sipas të cilit, ministrat e financave të eurozonës kanë hartuar një plan, për të shmangur zgjerimin e krizës në vendet e tjera, nëse Greqia del nga euro.

Reuters raporton se zyrtarët përgjegjës evropianë kanë diskutuar \"skenarin më të keq\": Në rast të daljes së Greqisë nga euro, parashikohet reduktim i tërheqjeve cash nga bankomatet (ATM), shtrëngim i kontrolleve kufitare mes Greqisë dhe vendeve të tjera dhe kontroll i lëvizjes së kapitalit nga vendi.

Sipas skenarit në fjalë, kufizohet lëvizja e qytetarëve grekë, masë që prek njëkohësisht edhe shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe ata që lëvizin në Europë nëpërmjet këtij vendi.

“Kufizimi i tërheqjes nga ATM-të dhe i lëvizjes së kapitalit është shqyrtuar dhe analizuar nga ministrat evropianë të financave\", tha sipas Reuters, një zyrtar i BE-së, pjesëmarrës në një telekonferencë mbi Grexit.

Reuters sqaron se këto masa merren për shkak të frikës nga destabiliteti politik pas zgjedhjeve të 17 Qershorit, të cilat mund ta nxjerrin vendin jashtë euros, ndërkohë që shton se “janë përgatitje për çdo eventualitet dhe se askush nuk beson se Greqia do të dalë nga euro”.

Menjëherë pas këtij lajmi reagoi Banka e Greqisë, e cila mohoi kategorikisht se po bëhen përgatitje të tilla. \"Banka e Greqisë nuk është në dijeni të ndonjë plani të tillë,\" ishte përgjigjja e përfaqësuesit të bankës, kur iu kërkua të komentojë skenarin e mësipërm.

Lajmin në fjalë e përgënjeshtroi edhe Komisioni Evropian. Përfaqësuesi i Komisionit tha për mediat greke, se \"ne nuk jemi në dijeni të planeve të tilla\", duke theksuar se \"ajo që u publikua, është false”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)