18 Nëntor 2024

Nëse Britania del nga BE rrezikohen 3,3 milionë vende pune

Londër, 27 qershor - Sipas gazetës “Daily Telegraph” janë rreth 3,3 milionë vende pune që rrezikohen nëse Britania e Madhe del nga Bashkimi Evropian.

Janë rreth 3,3 milionë vende pune që rrezikohen nëse Britania e Madhe del nga Bashkimi Evropian, sipas gazetës “Daily Telegraph” që bazohet në një raport të realizuar nga Thesari Britanik, që do të paraqitet sot në Uashington nga zëvendësministri i Thesarit, Danny Alexander, dhe që ka të bëjë me pasojat e një politike izoluese.

Ekziston edhe një prapaskenë në këtë çështje, që tregon një çarje në koalicionin qeveritar. Bashkëpunëtorët e George Osborne dhe krerët e partisë konservatore nuk kishin dëshiruar që ato të dhëna të bëheshin publike, sepse rrezikonin sforcimet e kryeministrit David Cameron në tratativat me BE-në, duke filluar që nga kundërshtimi i tij ndaj emërimit të Jean Claude Juncker si president i Komisionit Evropian.

Në fakt raporti vjen një ditë para udhëtimit të Cameron për në Bruksel ku do të luhet “loja” e emërimeve me liderët e tjerë evropianë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)