Nëpunësit rumunë në fabrikën Renault kërkojnë paga më të larta
Bukuresht, 24 janar - Është vënë në pikëpyetje prodhimi i automjeteve Renault në Rumani. Për shkak të tensionit midis sindikatave rumune dhe fabrikës franceze, kjo e fundit mund ta transferojë veprimtarinë e saj në Marok ku paga është dy herë më e ulët.
Autoritetet në Bukuresht shqetësohen me mbylljen eventuale të fabrikës, sepse mijëra rumunë do të mbeten të papunë.