Nënshkuhet Memorandumi mes MPMS-së dhe Korupusit të Paqes
Prishtinë, 15 shtator - Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale Arban Abashi dhe Drejtori i Zyrës së Korpusit të Paqes në Kosovë Stephen Kutzy nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit midis MPMS-së dhe Korupusit të Paqes në Kosovë.
Memorandumi ka për qëllim implementimin e projekteve në dobi të komuniteteve të Kosovës në kuadër të kornizës së Programit të Partneritetit (PPKP) të Fondit të Shtetit të Korpusit të Paqes në Kosovë.
Korpusi i Paqes parasheh që herët në vitin 2016, të arrijë grupi i parë i vullnetarëve të cilët do të fillojnë punën me ministrinë. Përmes këtij bashkëpunimi do të implementohen projektet në komunitete në të gjithë Kosovën.
Ministri Abrashi falenderoi z. Stephen Kutzy, për inicimin e këtij projekti të rëndësishem në mes të Korpusit të Paqës dhe MPMS dhe njëherit theksoi që ky Memorandum Mirëkuptimi është edhe një tjetër shembull i lidhjes së fuqishme të miqësisë dhe bashkëpunimit në mes dy vendeve tona.
Ndërsa z. Stephen Kutzy, Drejtor i Zyres së Korpusit të Paqes në Kosovë tha jam shumë i lumtur që po e nënshkruajmë këtë Memorandum të Mirëkuptimit me z. Arban Abrashi, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili është një mik i vërtetë i Korpusit të Paqes dhe shpresojmë të kemi partneritet të gjatë dhe produktiv.