14 Nëntor 2024

Nënshkruhet zotimi kundër punës të fëmijëve nga bizneset

Prishtinë, 26 maj - Sot u mbajt konferenca për përfshirjen e të drejtave të njeriut në biznes, në të cilën u bë publikimi i Udhërrëfyesit të CSR Europe për Integrim të të Drejtave të Njeriut në Funksione Kyçe të Kompanisë.

Gjatë kësaj konference gjithashtu u nënshkrua Zotimi kundër punës dhe eksploatimit të fëmijëve nga bizneset dhe organizatat prezente, nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe nga Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë.

Si anëtar i CSR Europe, dhe në kuadër të misionit tonë për promovim të Përgjegjësisë Shoqërore Korporative, Rrjeti CSR Kosova, me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka përkthyer dhe sot ka shpërndarë Udhërrëfyesin e CSR Europe për Integrim të të Drejtave të Njeriut në Funksione Kyçe të Kompanisë.

Ky dokument është një publikim i CSR Europe, i bazuar në përvojat dhe praktikat më të mira të përfshirjes së të drejtave të njeriut në biznes nga disa prej korporatave lidere globale.

Gjatë fjalimeve të tyre, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, Ambasadori i Norvegjisë z. Jan Braathu, Kryetari i Bordit të Rrjetit CSR z. Agon Gashi, Drejtori i Rrjetit CSR z. Senton Kaçaniku përfaqësuesit e biznesit dhe sindikatave mirëpritën publikimin e këtij Udhërrëfyesi dhe përvojave evropiane që përmban ky dokument, si dhe ofruan mbështetjen e tyre të plotë në përfshirje të të drejtave të njeriut në biznes.

Pas prezentimit të Udhërrëfyesit dhe nënshkrimit të Zotimit, u formua Grupi Punues për identifikim dhe implementim të praktikave të mira të Udhërrëfyesit që janë të zbatueshme në Kosovë. Ky Grup përbëhet nga përfaqësues të Rrjetit CSR Kosova, Ministrisë së Punës, bizneseve, sindikatave dhe shoqërisë civile. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)