Nënshkruhet protokoll për zhvillimin ekonomik
Prishtinë, 6 dhjetor - Kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj amerikane kanë nënshkruar të hënën me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, një protokoll për themelimin e Këshillit Kombëtar për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Thaçi ka thënë se qëllimi i nënshkrimit të këtij protokolli është përmirësimi dhe avancimi i vazhdueshëm i një ambienti më të mirë për zhvillimin ekonomik.
Qëllimi i këtij protokolli sipas ti është përmasimi dhe avancimi i vazhdueshëm i një ambienti të favorshëm për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e sektorit privat në Republikën e Kosovës.
Palët nënshkruese janë akorduar të angazhohen fuqishëm në gjetjen e zgjidhjeve ligjore dhe institucionale që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e ambientit biznesor në Republikën e Kosovës, dhe implementimin e masave me efektive ne rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë së vendit në harmoni me praktikat më të mira rajonale dhe ndërkombëtare, ka thënë Thaçi.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini nënshkrimin e protokollit të sotëm e ka vlerësuar si dokumentin më të rëndësishëm që është nënshkruar deri më tani në Kosovë dhe përmes së cilt mund të arrihet më lehtë zhvillimi.
Sot Aleanca Kosovare e Biznesit ka nënshkruar një dokument më të rëndësishëm deri më tani i nënshkruar ndonjëherë në Kosovë, protokollin për krijimin e këshillit për zhvillimin ekonomik të vendit. Një këshill i tillë Kosovës i ka munguar dhe kjo nga dita e sotme do të fuqizon përpjekjet e biznesit, përpjekjet e ekspertëve, por edhe të vetë qeverisë për një krijim të një ambienti më të mirë për rritjen e investimeve dhe rritjen e punësimit, ka theksuar Shahini.
Edhe kryetari i Edës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu vlerësoi se një protokoll i tillë do të jetë një promotor i zhvillimit ekonomik, si parakusht edhe i stabilitetit të përgjithshëm në vend.
Një protokoll i tillë do të jetë një promotor i zhvillimit edhe më të hovshëm. Ky protokoll është bërë sipas metodave më të avancuara të vendit, rajonit dhe më gjerë, dhe themelimi i një këshilli të tillë kombëtar është një hap para që dëshmon se për Kosovën, prioritet i prioriteteve do të jetë zhvillimi ekonomi. Dhe ne si OEK jemi për qeverinë që synim e ka zhvillimin ekonomikë, si parakusht i stabilitetit politik, por edhe i përshpejtimit të proceseve integruese do të jemi gjithmonë që ti përkrahim këto procese, ka potencuar Gërxhaliu.
Ndërkaq kryetari ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane ne Kosovë, Lekë Musa tha se kjo do të jetë një mundësi e mirë për të eliminuar burokracinë e tepruar që ekziston aktualisht në Kosovë.
Shpresojmë se kjo do të jetë një platformë nga komuniteti i biznesit do të ketë mundësi që të plasoj brengat e saj dhe do të jetë një mundësi e mireë për të eliminuar burokracitë e tepërta dhe ne si OEAK, shpresojmë që do të punojmë së bashku me Qeverinë e Kosovës që të përmirësojmë rangimin e Kosovës në raportin e Bankës Botërore për përmirësimin e cilësisë së bërjes së biznesit në Kosovë, si dhe krijimin e një ambienti të favorshëm për biznesin në Kosovë.
Ky protokoll hyn në fuqi me aktin e nënshkrimit dhe parashihet që Këshilli Kombëtar për zhvillimin ekonomik të Kosovës, të mbajë mbledhjet e rregullta në çdo tre muaj.