Nënshkruhet pakti për gjenerimin e vendeve të punës në Fushë Kosovë
Prishtinë, 27 gusht - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe komuna e Fushë Kosovës së bashku me përfaqësues të drejtorive komunale, nga shoqëria civile, zyra për punësim dhe biznesi privat do të nënshkruajnë një Pakt Territorial të Punësimit (PTP) nesër në ora 10:00 në ndërtesën e Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë.
Ndër të tjerë, Paktin do ta nënshkruajnë edhe kryetari i komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha dhe Zëvëndës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Znj. Steliana Nedera.
Ceremonia mbahet në kuadër të projektit të UNKT-së Ndërtimi i një të ardhmë më të mirë për qytetarët e Fushë Kosovës dhe Obiliqit, projekt ky i pesë agjensioneve të OKB-së: UNDP/UNV, UNICEF, UNFPA dhe OBSH.
Pakti Territorial i Punësimit është komponentë e projektit dhe punë e përbashkët e komunës së Fushë Kosovës dhe UNDP-së që ka për qëllim nxitjen e pjesëmarrjes në tregun e punës dhe përfshirjen sociale të individëve të cenueshëm që jetojnë në komunën e Fushë Kosovës, me theks te veçantë tek të rinjtë, gratë dhe komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas.
Në kuadër të paktit parashihen këto shtatë intervenime/veprime: 1) Krijimi i ndërmarrjeve sociale për të nxitur punësimin e qëndrueshëm; 2) Punë të gjelbra për njerëz që përballen me rrezikun e përjashtimit; 3) Nxitja e mundësive të punësimit për të rinjtë në disavantazhë; 4) Sigurimi i kushteve të sigurta të banimit për familje që jetojnë në varfëri të skajshme; 5) Stimuj për nxitjen e punësimit përmes punëve publike për individë të cënueshëmë; 6) Stimuj për integrimin në punë të grave të papunësuara në afat të gjatë që kanë pak ose aspak shkathtësi dhe 7) Formalizimi i punësimit përmes avancimit të mikro-ndërmarrjeve rurale.
Pritet që në këtë ceremoni të marrin pjesë të gjithë akterët relevantë për këtë proçes, me çrast do të konfirmojnë kontributin e tyre të mëtutjeshëm në zbatimin e këtij plani me qëllim të zvogëlimit të papunësisë dhe krijimin e një mirëqenie të nivelit më të lartë për qytetarët e kësaj komune.
Në ceremoninë e nëshkrimit të PTP-së janë të ftuar edhe partnerë nga komuniteti donator dhe pjesëmarrës të tjerë te ndryshem.