Nënshkruhet memorandumi me 6 komuna për Decentralizimin Fiskal
Në kuadër të aktivitetit për Të hyrat vetanake, me procedurë konkurruese janë përzgjedhur gjashtë komuna për tu përcaktuar si kampione në përmirësimin e të hyrave vetanake. Komunat e përzgjedhura janë: Gjakova , Prishtina, Peja, Lipjani, Suhareka dh Shtërpce.
Ky projekt do tu ofrojë komunave mundësi të veçantë në adresimin e të gjitha çështjeve që ndërlidhen me të hyrat vetanake, me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendorë.
Kryetarët e gjashtë komunave të përzgjedhura do të ftohen të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për procesin e bashkëpunimit dhe planin e punës mbi të cilin janë pajtuar. Ky aktivitet do të implementohet në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e Komunave të Kosovës.