Nënshkruhet marrveshja ekonomike mes Kosovës dhe Rumanisë
Nëshkrimin e marrëveshjes e bënë Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Kosovare të Bizneseve dhe Mihai Nita, presidenti i Elitës të Industrialistëve të Rumanisë dhe kryetar i Qendrës së Biznesit të Rumanisë Carpathia.
Në ceremonin e nënshkrimit të marrveshjes së parë ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, në Pallatin Auditorium të Bukureshtit, pjesëmarrës ishin rreth 400 biznese, zyrtarë të lartë e senatorë shtetëror dhe deputetë jo vetëm nga Rumania, por edhe nga vende të tjera. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë me simbolet shtetërore të Kosovës.
Mihai Nita, presidenti i Elitës të Industrialistëve të Rumanisë dhe kryetar i Qendrës së Biznesit Carpathia, tha se nësnshkrimi i marrëveshjes së parë ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës është një moment shumë i rëndësishëm për shtetin rumun, sepse tashmë kemi gjetur një partner shumë serioz Kosovën, ku do të zhvillohen marrdhënie ekonomike dhe do të zhvillohen edhe biznese ndërmjet dy shteteve.
Kishim nevojë shumë të madhe për një shtyllë përkrahëse në Kosovë dhe tashmë mund të bëjmë shumë gjëra të fuqishme dhe serioze ku po presim me padurim që ti kryejmë e zbatojmë projektet që janë propozuar. Jam i sigurtë se gjërat do të lëvizin përpara dhe zbatohen dhe se mos njohja nuk do të pengoj bashkëpunimin ekonomik, por do të ndikoi edhe në atë politik, tha Mihai Nita.
Presidenti i Elitës të Industrialistëve të Rumanisë dhe kryetar i Qendrës së Biznesit Carpathia, tregoi se janë të parët persona që thyen akullin e bashkëpunimit ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, për të cilën veprim ndihet se janë shumë krenar. Ai shtoi se asnjëri nuk do të mund të ndal punën e tyre të bashkëpunimit që kanë nisur.
Nga ana tjetër Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se ndihet shumë i privilegjuar që nënshkroi marrëveshjen e parë të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë.
Kjo marrëveshje do të nisë dhe zhvilloi furishëm eksportin dhe importin e prodhimeve të dy shteteve, gjë e cila nuk ka ndodhur deri tash.dhe imazhi i Kosovës shumë shpejt do të kuptohet nga rumunët dhe se bashkëpuimi do të thellohet edhe më shumë, tha Agim Shahini. Kryetari i AKB-së shtoi se ka mjaft fusha ku munde të bashkëpunohet dhe gatishmëria dhe përkrahja nga pala e Kosovës nuk do të mungoj.
Kjo marrëveshje do të ndikoi pozitivisht në rritjen dhe zhvillimin më të hovshëm ekonomik në Kosovë, po ashtu edhe rritjes së mundësisë së eksportit të prodhimeve tona për në Rumani, tha Shahini.
Ai tregoi se Kosova dhe Rumania kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera edhe në degadat paraprake në zhvillimet shqiptare, por të cilat ishin zbahur paksa. Mirëpo duhet ndihmuar e investuar në zhvillimin e raporteve në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe njëra ndër senatoret shtetërore parlamentare më të njohura në Rumani Gabriela Firea. Realizimi i kësaj vizite është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme.