07 Nëntor 2024

Nënshkruhet marrëveshje për punësimin e personave të riatdhesuar

Prishtinë, 20 nëntor - Ministria e Punëve të Brendshme, ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e riintegrimit të personave të Riatdhesuar në Programin e Vetëpunësimit.

Marrëveshjen e nënshkruan, ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica dhe zëvendësshefja e UNDP-së në Kosovë, znj. Alessandra Roccasalvo.

Kjo marrëveshje ofron kornizën e bashkëpunimit në mes të MPB-së, MPMS-së dhe UNDP-së, në zbatimin e aktiviteteve për mbështetjen e personave të riatdhesuar, duke ju ofruar mundësi të krijimit të bizneseve dhe ofrimit të shërbimeve të konsulencës përmes programit të vetëpunësimit në kuadër të programit aktiv për tregun e punës në Kosovë.

Marrëveshja në fjalë ka të bëjë me riintegrimin në tregun e punës dhe në shoqëri, të personave të riatdhesuar në Kosovë nga vendet e jashtme.

Si e tillë, marrëveshja  ka rëndësi të veçantë ngaqë ka për bazë ofrimin e masave aktive të tregut të punës, të cilat nëpërmjet projekteve të ndryshme, qoftë subvencionimit në paga, qoftë ndarjes së grandeve për vetëpunësim, do të krijojnë lehtësira për këta persona.
 
Ministri Reçica e konsideroi këtë marrëveshje si shumë të rëndësishme dhe u zotua se do të jetë partner i ngushtë me MPB-në dhe UNDP-në në zbatimin e marrëveshjes.
 
Gjithashtu, edhe përfaqësues të MPB-së dhe UNDP-së përshëndetën nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)