28 Dhjetor 2024

Nënshkruhet Marrëveshja për Themelimin e KES-it

Prishtinë, 6 prill - Përfundimisht funksionalizohet puna dhe veprimtaria e Këshillit Ekonomiko-Social, këshill ky i caktuar në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 09/57 për themelimin e Këshillit Ekonomiko-Social me një përfaqësim të të gjithë partnerëve social dhe ekonomik që kanë për qëllim këshillimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në funksionimin dhe vazhdimin e zhvillimeve të politikave sociale, çështjet e marrëdhënies së punës, punësimit, mirëqenien sociale dhe të gjitha atyre çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e politikave ekonomike në vend.

Në këtë takim punues Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rashiq e që njëherit është edhe kryesuesi i këtij këshilli i shoqëruar nga zyrtarë tjerë të MPMS-së hapi takimin dhe nënshkroi Marrëveshjen Trepalëshe për Themelimin e Këshillit Ekonomiko-Social në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Organizatës së Punëmarrësve, konkretisht Konfederatës së Sindikatave të Lira të Kosovës, Organizatën e Punëdhënësve që është Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit.

Ky këshill në nivel ekspertësh dhe i cili konsiderohet si organ që udhëheq konsultimet dhe bashkëpunimin në nivel nacional gjatë këtij takimi shqyrtoj dhe miratoi në parim Projekt-Rregulloren për Zhvillimin e punimeve të KES-it, ku me këtë rregullore rregullohet organizimi, aktiviteti, përbërja, mënyra e vendosjes, fushëveprimtaria dhe kompetencat e KES-it. Lidhur me këtë Rregullore anëtarët e Këshillit dhanë disa sugjerime ku ministri Rashiq la të hapur mundësinë që në mbledhjen e ardhshme të inkorporohen të gjitha sugjerimet e dhëna në këtë takim.

Gjatë këtij takimi me interes të veçantë u diskutua Nxjerrja e Propozim –Vendimit për caktimin e pagës minimale në Republikën e Kosovës për vitin 2010 dhe u diskutuan të gjitha procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të Projektligjit të Punës, ku me këtë rast Ministri Rashiq potencoi faktin se pas miratimit të Ligjit të Punës e i cili pritet të ndodhë shumë shpejt do të përcaktohet edhe paga minimale për vitin 2010 sepse këtë e parasheh Ligji i Punës.

“Ky Ligj është me interes të veçantë për gjithë shoqërinë kosovare, ndërsa sa i përket MPMS-së, mund të themi se janë marrë të gjitha aktivitetet për procedimin sa më të shpejt të këtij Projektligji me rëndësi për të gjithë shoqërinë tonë në përgjithësi”, theksoi Rashiq.

Nga propozimet dhe konkluzionet e nxjerra nga ky takim mbet të finalizohet dhe të prezantohet paga minimale pas miratimit të Ligjit të Punës duke pasur parasysh këto fakte siç janë: kostoja e shpenzimeve jetësore, përqindja e shkallës së papunësisë, gjendja e përgjithshme në tregun e punës, shkallën e konkurrencës dhe produktivitetit në vend, dhe në bazë të kësaj të caktohet përafërsisht edhe paga minimale në Kosovë për vitin 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)