06 Nëntor 2024

Nënshkruhet marrëveshja për ngritjen e sigurisë në sektorin bankar

Prishtinë, 8 shkurt - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, Drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.

Kjo marrëveshje u nënshkrua si rezultat i takimeve të mëhershme të zhvilluara me përfaqësues të këtyre institucioneve, në të cilat u diskutua për shqetësimet rreth dukurisë së plaçkitjes së institucioneve financiare në Kosovë.

Marrëveshja ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit për ngritjen e nivelit të sigurisë në sektorin bankar në mënyrë që bankat, personeli i tyre dhe qytetarët të kenë një ambient sa më të sigurt për zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka falënderuar institucionet e angazhuara në arritjen e kësaj marrëveshjeje për bashkëpunimin dhe masat e ndërmarra me qëllim të ofrimit të një ambienti më të sigurt për institucionet financiare që operojnë në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)