15 Nëntor 2024

Nënshkruhet Marrëveshja për masat e Efiçiencës në Energji

Prishtinë, 22 janar - Qeveria e  Republikës së Kosovës dhe KfW (Banka Gjermane për Zhvillim) nënshkruan sot Marrëveshjen për masat e Efiçiencës në Energji për nivelin Komunal.

Marrëveshja u nënshkrua  nga Ministri Financave Avdullah Hoti dhe Drejtori i KfW-së për Evropën Juglindore e Turqinë z. Christoph Tiskens, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe  Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, si dhe Kryetarët e Komunave përfituese, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, si dhe kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Sfarqa.

Ministri i Financave Avdullah Hoti  Andaj,  duke falënderuar  Qeverinë Gjermane, BE-në dhe KfW për bashkëpunimin e shkëlqyer të ofruar gjatë të gjitha këtyre proceseve,  bëri të ditur se nga  kjo marrëveshje do të përfitojnë qytetarët e komunave e Gjilanit, Gjakovës, Prishtinës dhe Ferizajt.

“Kjo marrëveshje vijë në sajë të bashkëpunimi të shkëlqyeshëm që kemi me shtetin Gjermane dhe BE-në. Marrëveshja për këtë projekt kap vlerën prej 7.5 milion euro; ku 5 milion euro janë grant; 2.5 nga Qeveria Gjermane dhe 2.5 nga WBIF; pjesa e kredisë përfshin vlerën prej 2.5 milion euro nga KfW-ja me një grejs periudhe 3 vjeçare dhe me afat amortizimi deri në vitin 2028, me këste që paguhen dy herë brenda vitit”, shtoi ministri Hoti.

Ministri Hoti gjithashtu tha se “Marrëveshja për këtë projekt edhe më tutje konfirmon përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtar për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikë së Kosovës, pasi që nga ky projekt direkt do të përfitojnë institucionet më të rëndësishme të këtyre qyteteve, siç janë shkollat fillore dhe të mesme dhe shëndetësia primare”.

“Vlen të theksohet se kjo marrëveshje vije pas nënshkrimi të marrëveshjes me Bankën Botërore për të njëjtin qëllim për nivelin qendror, i cili njëherit paraqet edhe synimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe miqve ndërkombëtar drejt përmirësimit të sistemi të energjisë, si një sektor kyç për zhvillimin e vendit dhe inkuadrimin e mëtutjeshëm në strukturat ndërkombëtare”, shtoi ministri Hoti.

Ndërsa, Drejtori i KfW-së për Evropën Juglindore e Turqinë z. Christoph Tiskens, tha se “Qëllimi i këtij programi është  përmirësimi i kushteve të jetesës për banorët e komunave të Prishtinës, Gjakovës, Gjilanit dhe Ferizajt dhe është i bazuar në studimin e  fizibilitetit i përfunduar në vitin 2012 dhe i financuar nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor ku janë identifikuar 30 ndërtesa në komuna të ndryshme që kanë nevojë për rehabilitimin e masave të efiçiencës energjetike, në ndërrimi i dritareve, izolim, sisteme të ngrohjes, të shkollave, kopshteve të fëmijëve, spitaleve dhe qendrave mjekësore. Kostoja e implementimit është rreth 7.5 Milionë Euro”.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)