Nënshkruhet Marrëveshja për kredi në vlerë prej 2.6 milion euro
Prishtinë, 29 tetor - Me rastin e vizitës në Kosovë të shkëlqesisë së tij Presidentit Federal të Republikës së Austrisë HeinzFischer, sot u mbajt Forumi i bizneseve Austri Kosovë.
Hapjen e këtij forumi e bëri Ministri I Financave Avdullah Hoti, ndërsa pjesëmarrës ishin Presidenti Federal të Republikës së Austrisë HeinzFischer, Presidentja e Republikës së Kosovës AtifeteJahjaga, President i Odës Ekonomike të Kosovës SafetGërgjaliu, Zëvendëspresidenti i Odës Ekonomike Federale të Austrisë Richard SCHENZ, zyrtarë tjerë të lartë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë, si dhe përfaqësues të bizneseve të të dyja vendeve.
Gjatë këtij forumi Ministri i Financave Avdullah Hoti në emër të Republikës së Kosovës dhe Drejtoresha Menaxhuesve e UNICREDIT BANK AUSTRIA AG IrisKurz në emër të republikës së Austrisë , në prezencën e Presidentëve të dy vendeve, nënshkruan Marrëveshjen për kredi në vlerë prej 2.6 milion euro për pajisje të Kardiologjisë Invazive, që do të furnizohen nga kompani austriake.
Kjo kredi është shumë e volitshme, me maturitet 15.5 vite, me 3.5 vite grejs periudhë. Kredia do të kthehet në 24 këste të barabarta gjysmë vjeçare. Norma e interesit është 0%, ndërkaq tarifa e garancisë është 1.1% vjetore. Ngarkesa për buxhet është lehtësisht e përballueshme, me vetëm 245 mijë euro në vit, përfshirë interesin dhe kryegjënë. Po ashtu, tarifa e garancisë është fikse në 1.1%.