18 Nëntor 2024

Nënshkruhet marrëveshja për financimin e projektit e-Edukimi

Prishtinë, 27 shkurt - Ministri i Financave Besim Beqaj ka vlerësuar të enjten se nënshkrimi i  Marrëveshjes për financimin e projektit e-Edukimi paraqet realizim të prioriteteve të Qeverisë së Republikës së  Kosovës dhe do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e arsimimit dhe ngritjen e kapaciteteve të shkollimit.

Kredia është nënshkruar në prezencën e ministrave të Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Austrisë, Enver Hoxhaj dhe Sebastian Kurz.

“Kjo marrëveshje është një kredi e butë, me normë interesi 0%, ku ne duhet të paguajmë vetëm tarifën e garancisë prej 1.1% në vit. Kredia në fjalë kap vlerën 4.93 milionë euro dhe ka maturitet prej 15 vitesh.  Si e tillë, kjo kredi nuk paraqet rrezik valutor e as rrezik të normës së interesit. Kurse periudha e gjatë e maturitetit e mundëson amortizimin pa ndonjë ngarkesë të madhe për Buxhetin e Republikës së Kosovës”, vlerëson ministri Beqaj.

Ky projekt i cili do të zbatohet në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Financiar në mes të Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave të Republikës Federale të Austrisë, e cila ofron  kredi të buta për projekte zhvillimore.
Marrëveshja e nënshkruar me 5 qershor 2012 ka një kornizë financiare prej 20 milionë euro, dhe projekti e-Edukimi paraqet marrëveshjen e parë drejt shfrytëzimit të kësaj kornize financiare.

Marrëveshja e financimit/kredisë është nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës me Unicredit Bank Austria (Unicredit), dhe është e garantuar nga Banka Austriake e Kontrollit (OeKB) si kredi eksportuese.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)