19 Nëntor 2024

Nënshkruhet marrëveshja mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Serbisë

Bruksel, 13 dhjetor - Në praninë e Kryeministrit të Republikës të Kosovës, Hashim Thaqi dhe atij të Republikës të Serbisë, Ivica Dacic, dhe Përfaqësueses së Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Baroneshës Chaterine Ashton, sot në Bruksel është nënshkruar Marrëveshja Kornize në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Serbisë, marrëveshje që përfshin çështjet e arbitrazhit dhe hapjen e zyrave respektive të odave në të dy institucionet.

Kjo marrëveshje është brenda kornizës së bashkëpunimit me asociacionin më të madh të Odave Evropiane, përkatësisht Euro chambers dhe në të njëjtën kohë hap një perspektivë të re për përkrahje të integrimit të komunitetit biznesor të Kosovës në rrjete evropiane të bashkëpunimit, si dhe ka ndikim direkt në rritjen e sigurisë juridike për investitorët e huaj.

Pas ceremonisë të nënshkrimit, Safet Gerxhaliu, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës theksoi rëndësinë e vazhdimit të eliminimit të barrierave ekonomike për qasje të bizneseve të vendit në tregjet rajonale dhe evropiane, gjë që marrëveshja ka si orientim afatshkurtë dhe afatgjate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)