23 Dhjetor 2024

Nënshkruhet marrëveshja me SHBA në vlerë prej 3.8 milion dollarë

Prishtinë, 25 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot amendamentin 2 të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin Republika e Kosovës përfiton edhe 3.8 milion dollarë shtesë.

Kjo marrëveshje fillimisht ishte nënshkruar në nëntor të vitit 2020, me të cilën Republika e Kosovës ka përfituar 33 milion dollarë nga USAID-i.  Në maj të këtij viti, u nënshkrua amendamenti 1 i marrëveshjes, i cili i siguron Republikës së Kosovës një shtesë të mjeteve financiare në shumën prej 1.6 milion dollarë amerikan. Kurse sot, me amendamentin 2 të kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës përfiton edhe 3.8 milion dollarë shtesë, duke e rritur vlerën totale të marrëveshjes në 38.4 milion dollarë.

Me këtë marrëveshje synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet  llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike. Objektivi i parë zhvillimor i marrëveshjes përqendrohet në mbikëqyrjen e institucioneve nga ana e qytetarëve dhe shoqërisë civile, ndërsa i dyti adopton një qasje më të gjerë ndaj pjesëmarrjes demokratike.

Me të synohet përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe sektorit publik në mënyrë që komunitetet lokale të kenë pozicion më të favorshëm për t`i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës.

Presidentja Osmani ka falënderuar për mbështetjen drejtoren e re të USAID në Kosovë, znj. Zeinah Salahi dhe njëkohësisht e ka uruar për detyrën.

Zonja Osmani ka potencuar rëndësinë e angazhimit të USAID në Republikën e Kosovës në zhvillimin e shoqërisë, si dhe mbështetjen e fuqishme të ShBA-ve ndaj Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)