28 Prill 2025

Nënshkruhet kontrata për furnizim me pasaporta elektronike

Prishtinë, 24 prill - Ministria e Punëve të Brendshme dhe përfaqësues të kompanisë “Giesecke & Devrient”, kanë nënshkruar sot kontratën për furnizim me pasaporta elektronike.

Kontrata është nënshkruar pas përfundimit të procedurave për tenderin, “Furnizimi me pasaporta elektronike“, ku  është konstatuar se ofertuesi  “Giesecke & Devrient” nga Gjermania, ka ofruar tender ekonomikisht më të favorshëm,  me çmim prej  6,631,896.00 euro.

Kjo kontratë përfshin furnizimin me pasaporta elektronike dhe sisteme përcjellëse për personalizimin e dokumenteve-pasportave elektronike, trajnimin e nevojshëm të stafit, shpenzimet përcjellëse dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe sistemit  gjatë tërë kohëzgjatjes së kontratës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)