Nënshkruhet bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Maqedoni
Shkup, 22 tetor - Në kuadër të Komponentës së dytë të Instrumentit të Para-antarësimit (IPA) të Komisionit Evropian e cila ka të bëjë me Bashkëpunimin Ndërkufitar (BNK), sot në Shkup u nënshkrua marrëveshja e financimit të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Kosovës dhe Maqedonisë.
Në ceremoninë e nënshkrimit e cila u mbajt në Sekretariatin për Çështje Evropiane të Qeverisë së Maqedonise, nga institutionet e Kosovës morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Integrimit Evropian dhe të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Nga ana e Maqedonisë, në ceremoni morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Europiane.
Me publikimin e Komunikatës të Komisionit Evropian Kosova - Përmbushja e perspektivës Evropiane me 14 Tetor 2009, Kosovës i është mundësuar përfshirja në komponentën e dytë të IPA që është Bashkëpunimi Ndërkufitar ( BNK).
Në Prill të 2010 Kosova ka finalizuar programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar me Maqedoninë dhe Shqipërinë, të cilat programe janë aprovuar nga Komisioni Europian në dhjetor të të njëjtit vit.
Qëllimi i përgjithshëm i programit është të promovoj bashkëpunimin midis njerëzve dhe institucioneve të zonave kufitare me qëllim të rritjes së zhvillimit ekonomik, zhvllimit të ambientit dhe kohezionit shoqëror në mënyrë të qëndrueshme.
Ministrja e Integrimit Evropian nënshkrimin e marrëveshjes e quajti si një \"hap konkret ne promovimin e bashkepunimit midis zonave kufitare dhe institucioneve te te dy vendeve qe sjell benefite te prekshme per qytetaret\".
Ajo theksoi se dimensioni regjional nderkufitar eshte i dmosodoshem per dy vendet ngase gjeneron sinergji positive ne promovimin e bashkepunimit ekonomik dhe kohezionit social. Ministrja Çitaku premtoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për një zbatim të suksesshëm të projektit.
Programi i BNK me Maqedoninë, do të implementohet përmes një projekti infrastrukturor, që do të jetë ndërtimi i një pike të re kufitare Belanovce/Kumanovë dhe Stanciq nga ana e Kosovës. Ky program i cili financohet nga fondet e IPA të Komisionit Europian ka në dispozicion 1.2 milion euro dhe do të implementohet gjatë viteve 2011 dhe 2012.