Nënshkruhet bashkëpunimi në fushën e stabilitetit financiar
Prishtinë, 21 maj - Në Ministrinë e Financave është bërë sot nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e stabilitetit financiar në Kosovë në mes të Ministrisë për Financa të Republikës së Kosovës, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ky memorandum është nënshkruar nga zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Ramadan Avdiu, kryetarja e komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, znj. Safete Hadergjonaj, dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, z. Bedri Hamza.
Memorandum i Mirëkuptimit përcakton strukturën e bashkëpunimit ndërmjet të Ministrisë për Financa të Republikës së Kosovës , Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në fushën e stabilitetit financiar në Kosovë me fokus në menaxhimin e krizave në sektorin financiar në Kosovë.
Ky Memorandum i Mirëkuptimit përcakton rolin e secilit autoritet dhe shpjegon mënyrën për bashkëpunim të ngushtë të autoriteteve drejt objektivit të përbashkët mbrojtjen e stabilitetit të sektorit financiar.