Nënshkruhen kontratat për angazhimin në punë praktike të studentëve
Prishtinë, 3 maj - Ministria e Financave organizon sot ceremoninë e nënshkrimit te kontratave me grupin e parë të studentëve për angazhimin në punë praktike të studentëve të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina.
Kontratat do të nënshkruhen me grupin e parë të studentëve të përcaktuar sipas listave të dërguara nga Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina në Ministrinë e Financave.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti, rektori i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina Marjan Dema, dekani i Fakultetit Ekonomik But Deda, dekani i Fakultetit Juridik Haxhi Gashi, si dhe studentët e përzgjedhur për punën praktike.