Nënshkruhen kontratat me përfituesit e projektit të UNDP-së në Dragash
Dragash, 10 mars - Komuna e Dragashit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) organizojnë një ceremoni nënshkrimi të kontratatve me përfituesit e projektit InTerDev, e cila mbahet sot nga ora 13:00 në objektin e Zyrës për Punësim në Dragash.
Ceremonia mbahet në kuadër të projektit të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim Përgjigja e nivelit lokal për punësim dhe zhvillim të integruar territorial ku katër përfitues do të nënshkruajnë kontrata për marrjen e granteve nga Fondi për Zhvillim Lokal ndërsa 10 të rinjë të papunë do të finalizojnë formimin e tyre profesional të kryer nga Qendra e Trajnimit Profesional në Prizren në profilet e mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve shtëpiake dhe saldim.
Prezent në ceremoni do të jenë edhe Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Salim Jenuzi, kryesuesi i Zyrës Koordinuese për Bashkëpunim Teknik të Ambasadës Austriake, z. Christian Geosits, dhe zëvendës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, znj. Alessandra Roccasalvo.