Nënshkruhen grantet me gratë që fillojnë biznese në Mitrovicë
Mitrovicë, 19 korrik - Community Building Mitrovica organizon konferencën për shtyp me rastin e nënshkrimit të kontratave me përfitueset e granteve të Projektit \"Mjedisi i biznesit mbështetës për gratë që fillojnë biznese në veri dhe jug të Mitrovicës\".
Projekti \" Mjedisi i biznesit mbështetës për gratë që fillojnë biznese në veri dhe jug të Mitrovicës\" është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes Programit për Zhvillim Rajonal të BE-së. Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D & G Solutions.
Objektivi kryesor i projektit është të kontribuoj në përmirësim të qëndrueshëm ekonomik dhe social të veriut dhe jugut të Mitrovicës, përmes përfshirjes së grave në zhvillimin e sektorit privat dhe krijimit të ambientit mbështetës për gratë sipërmarrëse të cilat fillojnë biznese në veri dhe jug të Mitrovicës.
Aktivitetet kryesore të projektit janë adresuar për përmirësimin e kapaciteteve të grave për të arritur sukses në drejtimin e bizneseve të tyre, ofrimin e nën-granteve për zhvillimin e produktit / zhvillimin e shërbimeve për gratë sipërmarrëse që fillojnë biznese në veri dhe jug të Mitrovicës si dhe zhvillimin e mekanizmave për sigurimin e mbështetjes së qëndrueshme të grave sipërmarrëse në veri dhe jug të Mitrovicës me anë të mentorimit, këshillimit dhe mbështetjes përmes web platformës.