Nënshkruhen dy marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë, 28 mars- Ministri Besim Beqaj duk i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë homologut të tij shqiptar Shkëlqim Cani, tha se kjo vizitë edhe një herë konfirmon orientimet tona vëllazërorë të bashkëpunimeve ekonomike dhe avancimit të bashkëpunimeve në mes të dy vendeve tona, njëkohësisht shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar sa ma ngushtë.
Me këtë rast të dy Ministrat nënshkruan Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë lidhur me Tatimet mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal si dhe Marrëveshjen për heqjen e Tatimit të Vlerës së Shtuar në import për librat, produktet e përafërta me librin, gazetat, revistat, periodikët si dhe materialet e ngjashme të shtypit të publikuara në Republikën e Shqipërisë apo në Republikën e Kosovës
Ministri Beqaj, nënshkrimin e marrëveshjes së për heqjen e për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë lidhur me Tatimet mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal, tha se kjo marrëveshje ka ekzistuar më herët por që ka qenë e nënshkruar nga ana e UNMIK-ut në emër të Kosovës, ndërsa tash kemi marrëveshje në mes dy Qeverive që realisht taksimi i dyfishtë nuk do të jetë çështje më në mes dy qeverive tona.
Ministri Beqaj gjithashtu bëri të ditur se konform vendimit që u murr në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Sot kemi nënshkruar marrëveshjen edhe për heqjen e TVSH-së për librat, revistat dhe materialet tjera të cilat kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me edukimin dhe kontributin e avancimit të rininë tona, por gjithashtu edhe shkencës . Të gjitha këto veprime në drejtim të harmonizimit të standardeve tona në lëmi të edukimit.
Pra ne si dy ministra të Financave, në këndvështrimin e mundësimit të lëvizjes së këtyre mallrave tani më kemi bërë punën tonë dhe ju urojmë sferave të edukimit dhe akademive të shkencave që të bashkëpunojmë sa ma frytshëm dhe të krijojmë një ambient të përbashkët në fushën e edukimit, ka shtuar Beqaj.
Ai më tej bëri të ditur se gjatë vizitës së homologut e tij shqiptar Cani, ka bashkëbiseduar edhe për avancimin e procesit për krijimin e bazës për menaxhim të integruar të kufirit, ku tha se Nga këndvështrimi i Ministrave të Financave ne jemi të gatshëm që nga tash të bashkëpunojmë dhe të kemi pika të përbashkëta ku do të bëhet kontrolli doganor dhe respektivisht vjelja e taksave në mënyrë të përbashkët nga dy vendet tona. Dhe konform vizitës që kishim para ca javësh të Ministrit por edhe në takimet me biznesit dua të ju them që gjërat po lëvizin shumë shpejtë dhe shumë suksesshëm, kemi pasur disa barriera të cilat janë diskutuar më herët, dhe dua të ju informoj që sa i përket gypave të çelikut që ka qenë problematike në anën e Shqipërisë, tani më ajo barrierë është hequr dhe njëkohësisht tranzitimi i cigareve që ka qenë me një leje të veçantë nga Ministria e Financave , tani më ajo nuk ekziston, prandaj do të jetë e mundshme të tranzitohen.
Ministri Beqaj duke bërë të ditur se në këtë takim janë ngritur edhe çështje të tjera siç është licencimi dhe lehtësimi i licencimit të bizneseve në një vend dhe në vendin tjetër, ai shtoi se gjithashtu e rëndësishme është se ne u pajtuam që të intensifikojmë bashkëpunimin e grupeve të përbashkëta që tanimë janë formuar dhe çdo barrierë dhe çështje në nivel të shtetesh dhe në nivel të Ministrive të Financave jemi të gatshëm që ta trajtojmë bashkërisht me biznesin dhe ti japim rrugën e duhur.
Ndërsa, në anën tjetër ministri i Financave të Republikës së Shqipërisë ka shprehur kënaqësinë për mirëpritjen vëllazërore nga homologu i tij kosovar tha se Është kënaqësi të vijë për herë të dytë për një kohë të shkurtër për të nënshkruar dy marrëveshje natyrisht që uroj që herën e tretë kur të vijë nënshkruajmë tre marrëveshje, ndoshta dhe gjashtë sepse hapësira, dëshira dhe vullneti nuk na mungon, kështu që urojmë që të shtohet numri i marrëveshjeve.
Ne sot nënshkruam dy marrëveshje të rëndësishme në aspektin fiskal, që lehtësojmë mjaft çështje fiskale midis dy vendeve tona është marrëveshja për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe në ndihmë në paraprijë të shmangies të evazionit fiskal, njëkohësisht ne nënshkruam edhe shmangien e TVSH-së për librat dhe natyrisht ashtu siç ju urojë botës së akademisë por edhe atyre prodhimtarisë dhe lexuesve të librave që të shtohet dëshira për librin e përbashkët në të dy krahët, tha ministri Cani
Ai shtoi se Gjithashtu se së bashku ramë dakord që ti inkurajojmë dy Dhomat e Tregtisë për një marrëveshje ose memorandum mirëkuptimi sa më të shpejtë në ndihmë të tyre, por edhe tonën, sepse në fund të fundit ne nuk jemi vetëm kontrollor të tatimeve, ose vetëm taksambledhës , por natyrisht ne dëshirojmë që të kemi bashkëpunim dhe mirëkuptim edhe me gjithë industrinë, gjithë biznesin.
Ndërkohë ashtu siç tha Ministri tubat- gypat e çelikut tashmë është një histori që e kaluam , njëkohësisht në pritje në mbledhjen e radhës të mërkurën qeveria shqiptare e heq dhe krijon lehtësira edhe tranzitimin e cigareve , kështu që në një far kuptimi këto dy çështje e fundit ishte edhe një detyrim i yni përpara biznesit, për çka tregon se ne me seriozitet mundohemi që atë që marrim përsipër ta realizojmë në të mirë të ekonomisë të dy vendeve, theksoi ministri i Financave të Republikës së Shqipërisë.
Të dy Ministrat gjithashtu inkurajuan edhe Ministritë të tjera për bashkëpunim sa më të madh sidomos për një menaxhim të integruar të kufijve dhe me një godinë të përbashkët, ku së bashku doganierët tanë të kryejnë detyra ndaj të dy vendeve.