06 Nëntor 2024

Nënshkruajnë memorandum për punësimin e të riatdhesuarve

Prishtinë, 19 shtator - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe SHHBK Nëna Terezë sot kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me qëllim të bashkëpunimit  si partnerë në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe punësimit në Kosovë.

Me këtë rast z. Agim Shahini Kryetar i AKB-së tha se nga sot po i bashkojmë forcat AKB dhe shoqata Nëna Terezë me qellim të bashkëpunimit dhe avancimit në projekte të përbashkëta që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe rigjenerimit të punësimit, promovimit të punësimit, riatdhesimit, ngritjes së edukimit dhe të aftësimit profesional në fushat relevante ekonomike dhe realizimit të projekteve me interes për zvogëlimin e varfërisë ne përmes punësimeve te reja në sektorin privat e në veçanti të riatdhesuarve që po kthehen në Kosovë dhe ne vete po bartin aftësi profesionale të fituara nga përvojat që kanë marrë në vendet e BE-së .

Ne do te jemi të hapur për të gjitha format e bashkëpunimit me ju sepse në shumë biznese të Kosovës po mungojnë kuadro profesionale për të cilat kanë nevojë, kurse ju si shoqatë  e keni mundësin që përmes donatorëve të ndryshëm të subvencionohen te riatdhesuarit në punësim në operatorët e ndryshëm ekonomik.

Zef Shala, Drejtor ekzekutiv i SHHBK Nëna Terezë, tha se kjo është një mundësi e re për shoqatën Nëna Terezë që të riatdhesuarit nga vendet e ndryshme të botës të cilët janë pjesë edhe të shumë skemave sociale dhe humanitare të përfshihen në punësime të reja nëpër bizneset e Kosovës për të cilat kanë nevojë edhe si kuadro profesionale të përgatitura për tregun e punës në Kosovë por edhe si kuadro që janë kthyer në Kosove dhe ato duhet të rintegrohen në shoqërinë kosovare dhe në tregun e punës."

"Shoqata jonë është e përfshirë në tërë Kosovën dhe ka bashkëpunim me të gjitha institucionet qeveritare dhe joqeveritare me qëllim të mbështetjes të personave me nevojë qoftë humanitare, edukative dhe profesionale të cilat mbështeten nga donatorët e ndryshëm anembanë botes.

Të dy palët u pajtuan të kenë takime të rregullta me qëllim të harmonizimit te aktiviteteve të përbashkëta ne funksion te zhvillimit dhe punësimit ne Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)