Nënpunesit e Deutsche Bank kontrollohen për evazion fiskal
Berlin, 13 dhjetor - Në selinë e konglomeratit më të madh financiar të Gjermanisë \"Deutsche Bank\", si dhe në banesat e disa prej nëpunësve të saj, u kryen kontrolle lidhur me çështjen ligjore të evazionit fiskal.
U lëshua një urdhër për arrestimin e 5 nëpunësve të \"Deutsche Bank\". Gjithsej 25 nëpunës janë të dyshuar për evazion fiskal.
Ata dyshohet se kanë fshehur shumat e sakta të transaksioneve për shitjen e kuotave industriale për emetimet e gazrave me efekt serrë.
Dëmi që i është shkaktuar shtetit përbën nga 180-230 milionë euro.