Nënkryetari Kamberi viziton fabrikën e llokumeve Driloni
Mitrovicë, 12 gusht - Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, ka vizituar fabrikën e llokumeve Driloni e cila gjendet në Koshtovë të Mitrovicës. Kjo fabrikë bënë prodhimin e llojeve te ndryshme te llokumeve, keksëve, çokollatave, etj.
Pronari i Fabrikës së llokumeve Driloni, Fehmi Binaku, e ka njoftuar nënkryetarin Kamberi me punën, veprimtarinë dhe pengesat që ai has gjatë punës së tij të përditshme në prodhimtari.
Binaku tha se momentalisht në kompaninë e tij i ka tetë punëtorë të punësuar dhe së shpejti do t`i punësoj edhe gjyshatë të tjerë, pasi që këto ditë i kanë arritur disa pajisje të reja do të zgjeroj gamën e prodhimeve. Ai tha se në këtë fabrikë ka investua rreth 400 mijë euro dhe se brenda ditës prodhon 800 pako llokume dhe 600 pako keksë. Sipas tij, plasmani i produkteve në treg është problem. Si problem kryesor pronari i fabrikës Driloni përmendi ndërprerjen e energjisë elektrike.
Ne do të fillojmë edhe me prodhimin produkteve të tjera dhe në të njëjtën kohë do të pranojmë punëtorë të ri. Presim ndihmën e institucioneve tona, të cilat do të na ndihmonin në në zgjerimin e fabrikës, por edhe në eksportin e prodhimeve tona, tha ai.
Dukke e vlerësuar lartë punën që është duke u bërë në fabrikën llokumeve Driloni, Nënkryetari i Komunës Safet Kamberi theksoi se udhëheqja e komunës së Mitrovicës si prioritet parësor ka përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme. Kamberi theksoi se vetëm me investime në prodhimtari mund të arrihet deri tek zhvillimi ekonomik, me çka edhe do të zvogëlohej papunësia në Mitrovicë.