"Nëna Terezë" shënon Ditën për Zhdukjen e Varfërisë
Prishtinë, 17 tetor - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, Shoqata Humanitare dhe Bamirëse e Kosovës Nëna Terezë se bashku me Konvojin Humanitar nga Anglia, Hope and Aid Direct, kanë filluar misionin e tyre humanitar duke ndihmuar me materiale ushqimore dhe higjienike familje të shumta nevojtare.
Shoqata Nëna Terezë dhe konvoji Hope and Aid Direct përmes ndihmës dhënë për familjet e varfëra, kanë shënuar këtë ditë duke nxitur ndërgjegjësimin ndaj nevojës së lartë për çrrënjosjen e varfërisë.
Drejtori i Shoqatës Nëna Terezë, Zef Shala, ka shpjeguar se mbështetja e familjeve nevojtare është misioni kyç i Shoqatës.
Shoqata Nëna Terezë, tashmë qe 10 vite, lehtëson rrugëtimin e Konvojit Humanitar të vullnetarëve nga Anglia, Hope and Aid Direct, ku dy herë në vit, mbledhin të mira humanitare si ushqim, veshëmbathje, materiale shkollore dhe higjienike dedikuar familjeve, individëve dhe institucioneve në nevojë të Kosovës. Është e rëndësishme për të përkujtuar se të gjithë ne duhet të tregojmë përgjegjësi për të mbrojtur njerëzit e varfër.\"
\"17 Tetori paraqet një mundësi për të njohur përpjekjet e atyre që jetojnë në varfëri, dhe një ditë për të ri-theksuar atë që duhet pasur parasyshë çdo ditë, se të varfërit janë të parët që luftojnë kundër varfërisë. Andaj, duke bashkuar duart me nevojtarët, mesazhi i Shoqatës Nëna Terezë në këtë ditë të rëndësishme është që me aq sa është e mundur, të dhurojmë kohë ose të holla, të paraqitemi si vullnetarë dhe të veprojmë me mirësi ndaj atyre që kanë nevojë, u shpreh Shala.
Charles Storer, përfaqësusesi nga Hope and Aid Direct, është shprehur se konvoji viziton Kosovën gjithmonë duke pasur në mendje të ndihmohen familjet që jetojë në kushte të rënda sociale dhe ekonomike.
Në shpalosjen e vlerave të rëndësishme të bamirësisë dhe kontribuimit në komunitet, Hope and Aid Direct i bashkohet Shoqatës Nëna Terezë në misionin drejtë zhdukjes së varfësirë në Kosovë. Kësaj rradhe, përmes materialeve të mbledhura deri më tani në Angli, ne do të përkrahim mëse 450 familje me 2,250 anëtarë, dhe 10 shkolla të mesme të ulëta në regjionin e Mitrovicës. Përmes vizitave tona në Kosovë, ne synojmë tiu japim zë familjeve, individëve dhe institucioneve të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë përmes lobimit dhe ngritjes së vetëdijës së qytetarëve për gjendjen në të cilën ata janë, u shpreh Storer.
Shoqata Nëna Terezë synon që përmes programeve të veta të ndihmojë në zvoglimin e varfërisë në Kosovë përmes projekteve humanitare dhe duke avokuar tek donatorë të jashtëm dhe të brendshëm. Në data bazën e Shoqatës Nëna Terezë çdo ditë shtohen familje të reja të cilat kanë nevojë për përkrahje të menjëhershme si në strehim ashtu edhe materiale elementare për mbijetesë. Për çdo vit, Shoqata Nëna Terezë ndihmon mbi 6000 familje në tërë Kosovën, por në krahasim me nevojat në terren, këto arritje mbeten rezultate simbolike.