Në vitin 2016, ekonomia kineze rritet 6.9 për qind
Paris, 26 nëntor - Organizata Botërore e Bashkëpunimit Ekonomik publikoi të martën raportin "Parashikimi i ekonomisë botërore" ku analizohet perspektiva e ekonomisë botërore në 2 vjetët e ardhshëm dhe problemet e sfidat në rritjen ekonomike të vendeve anëtare e të vendeve në zhvillim.
Në raport parashikohet se këtë vit dhe vitin e ardhshëm, ekonomia botërore do të rritet përkatësisht 3.3% e 3.7% duke vijuar ngadalësimin e rritjes.
Ekonomia amerikane ka sinjale të ringjalljes, kurse rritja ekonomike e Japonisë dhe e Eurozonës është ende e dobët.
Siç bëhet e ditur nga Organizata Botërore e Bashkëpunimit Ekonomik, ekonomitë e reja me Kinën si përfaqësuese do të jenë vazhdimisht motori i zhvillimit të ekonomisë botërore. Parashikohet se në vitin 2016, rritja ekonomike kineze do të jetë rreth 6.9%.